TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Dhjetor 2023, 20:29

De Biazi dekorohet dhe i shkel syrin stolit të Kosovës: Do të doja t'i drejtoja një ditë, mund të ecin në gjurmët e Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti

De Biazi dekorohet dhe i shkel syrin stolit të Kosovës: Do të

Trajneri italian Xhani De Biazi, është dekoruar sot në një ceremoni zyrtare nga kolegji Universum, me titullin “Doctor Honoris Causa” për promovimin e kombit shqiptar përmes sportit. De Biazi shënoi një kapitull të rëndësishëm në historinë e futbollit shqiptar. Ai mori ‘frenat’ e kombëtares shqiptare në një periudhë shumë sfiduese dhe arriti të bënte ndryshime thelbësore në paraqitjen dhe imazhin e skuadrës.

Në vitin 2011, kur De Biazi mori përgjegjësinë e drejtimit të kombëtares shqiptare, ai u përball me sfida të shumta. Megjithatë, me profesionalizmin dhe aftësitë e tij, ai arriti të vendoste një kulturë disiplinore dhe një mentalitet fitues në mesin e lojtarëve.

Momenti më i rëndësishëm i kohës së De Biazit me kombëtaren shqiptare ishte kualifikimi në “EURO 2016”, për herë të parë në historinë e saj.

Përveç suksesit sportiv, De Biazi u bë një figurë shumë e dashur për tifozët shqiptarë, të cilët e nderuan për punën dhe angazhimin e tij. Ai ndryshoi perceptimin në botë për futbollin shqiptar dhe e bëri Shqipërinë të njohur në skenën ndërkombëtare të këtij sporti.

Të pranishme në këtë ceremoni ishin edhe mediat, ku pas përfundimit të saj, tekniku italian iu përgjigj disa prej pyetjeve të gazetarëve, ku nuk mungonin ato për Kosovën. I pyetur nëse do të pranonte një ofertë nga “Dardanët”, De Biazi e la derën hapur, duke thënë se do të donte që një ditë të ishte në krye të Kosovës.

Unë besoj që Kosova e ka marrë vendimin se kush do të jetë trajneri i ardhshëm. Federata e Futbollit të Kosovës më pëlqen shumë dhe do të doja që ta drejtoja një ditë”, ka thënë fillimisht De Biazi.

Kosova mund të ecë në gjurmët e asaj rruge që ka ndjekur kombëtarja e Shqipërisë. Është një skuadër me cilësi, që ka shumë lojtarë të rinj, të mirë dhe interesant, të cilët mund të arrijnë çfarëdo rezultati”, përfundoi ai.

xhani de biazi ish-trajneri i shqipërisë kosova

Lini një Përgjigje