
Kristian Eriksen i ka uruar më të mirat Tom Lokier, pasi kapiteni i Luton Toun pësoi një arrest kardiak në fundjavë. Mbrojtësi i Uellsit, u rrëzua gjatë ndeshjes së skuadrës së tij kundër Bërnmuthit, çka shkaktoi ndërprerjen e menjëhershme të takimit.
“Së pari uroj të jetë mirë, e pashë dhe lexova për atë që i ndodhi Lokier. Shpresoj të jetë mirë, të marrë kohën e duhur për t’u rikuperuar dhe të shijojë kohën me familjen që e ka aty në çdo rast për ta mbështetur. E këshilloj vetëm që të marrë vendimin më të mirë për veten e tij, të respektojë atë që do t’i këshillojnë doktorët. E di që ka raste kur asgjë nuk mund të ndalojë të luash dhe të ndjekësh ëndrrën, por varet shumë nga ndjesitë dhe doktorët. Duhet të marrë një vendim së bashku me familjen, por e rëndësishme në këtë moment është të fitojë kohë dhe të mendojë vetëm për rikuperimin”, – tha Eriksen.
Kujtojmë që Eriksen pësoi një arrest kardiak gjatë ndeshjes së Danimarkës kundër Finlandës në “EURO 2020” në verën e vitit 2021. Mesfushori i Mançester Junajtid ishte në gjendje t’i rikthehej futbollit të niveleve të larta vetëm pasi vendosi një defibrilator.
Lini një Përgjigje