
Sulmuesi Brazilian, Hulk do të bëhet sërish baba. Partnerja e re është mbesa e ish-gruas së tij.
Ata u martuan në vitin 2020 dhe në prill të vitit 2022 lindi vajza e tyre e parë, Zaja. Ndërsa tashmë Kamila Anxhelo është sërish shtatzënë.
“Dua t’ju falënderoj për mesazhet e panumërta për shtatzëninë e gruas sime. Një tjetër fëmijë, një tjetër bekim që më ka dhënë Zoti. I jam shumë mirënjohëse Zotit. Nuk ishte asgjë e re për familjen time”, u shpreh ai.
Dashuria mes Hulk dhe Kamilës ka krijuar, siç pritej, një konflikt të madh familjar. Iran, ish-bashkëshortja e futbollistit, e ka trajtuar gjithmonë mbesën e saj si vajzë dhe nuk e ka fshehur dhembjen në rrjetet sociale, ku ndau një shpërthim të gjatë pak kohë më parë:
“Zgjohem dhe më zë gjumi pa e kuptuar pse më ndodhi gjithçka. Dhembja është aq e madhe, sa ndonjëherë mendoj se do të më shqyejë zemrën. Ajo ishte si vajzë për mua. I dhashë gjithçka kësaj vajze, që kur erdhi në botë.
Kam sakrifikuar ëndrrat e mia shumë herë për t’i bërë ëndrrat e saj realitet. Këtu nuk po flas vetëm për të mirat materiale, sepse ato janë të lehta për t’u dhënë, kur ke para, por dashuri, vëmendje, respekt… Gjithçka”. Hulk dhe gruaja e tij e dytë janë në lidhje që nga viti 2019.
Lini një Përgjigje