TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Dhjetor 2023, 15:56

Portieri i PSG dhe familja e tij viktima të një grabitjeje, merret penga së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët nga hajdutët

Shkruar nga Pamfleti

Portieri i PSG dhe familja e tij viktima të një grabitjeje, merret

Portieri i tretë i PSG-së, Aleksandre Letelie, jetoi një makth të vërtetë ku së bashku me familjen e tij ranë pre e një grabitjeje nga tre hajdutë, që hynë në shtëpinë e tij në Yvelines.

Krahas bastisjes në shtëpi nga kriminelët, portieri u mor peng, së bashku me gruan dhe fëmijët e tij 2 dhe 6-vjeç nën kërcënimin e thikës. Në Francë raportojnë se një nga hajdutët ka goditur në fytyrë edhe gruan e tij.

Hyrja e hajdutëve ka bërë që të bjerë alarmi, i cili ka sinjalizuar menjëherë policinë, që ka mbërritur në vendngjarje dhe ka mundur të kapë kriminelët e t’i arrestojë. Ata janë dy të mitur, 16-vjeç dhe një më i rritur 21-vjeç

Në vend është gjetur edhe një thikë, me gjasë ajo e përdorur për të kërcënuar familjen, por gjithçka do të duhet të konfirmohet pas përfundimit të hetimeve. Një punonjës policie, ndër të tjera ka mbetur i plagosur në gju gjatë arrestimit të tre hajdutëve.

 

 

aleksandre letelie portieri i tretë i psg

Lini një Përgjigje