TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Dhjetor 2023, 19:57

Finalizohet mbrëmja gala “Më të mirët 2023”, Arinaldo Rrapaj dhe Megi Doçi fitojnë “Topin e Artë”! Publikohet formacioni i vitit

Shkruar nga Pamfleti

Finalizohet mbrëmja gala “Më të mirët 2023”,

Mbrëmja Gala “Më të mirët 2023”, është finalizuar me “qershinë mbi tortë”, atë të çmimit, “Topi i Artë” për meshkujt. Çmimi u dha nga ish-fituesi i kampionit të botës, me Italinë, Gianluca Zambrotta, me këtë të fundit, që çmimin prestigjioz ja dorëzoi “fantazistit” të Partizanit, Arinaldo Rrapaj.

Rrapaj arriti të mposhte në garë “bomberin” e Tiranës, Florent Hasani, si dhe “veteranin” shkodran të sulmit, Bekim Balaj.

Ndërsa për kategorinë e femrava, burreljsa e Vllaznisë, Megi Doçi fitoi për të dytin vit radhazi këtë trofe, ku “parakaloi” në garë “fantazistin” Esmeralda Franja, si dhe “Këpucën e Artë” të këtij viti, Valentina Troka.

Finalizohet mbrëmja gala “Më të mirët 2023”,

Ndërkohë u publikua edhe formacioni i vitit 2023, ku në portë është Alan Sherri. Në krahët e mbrojtjes janë Përgjoni i Tiranës dhe Hadroj i Partizanit, me qendrën që mbulohet nga Malota i Egnatias dhe Najdovski i Tiranës. Në mesfushë janë vendosur 2 “rrogozhinas”, Fernando e Aleksi, ndërsa i bashkohet “Demi i Kuq”, Arinaldo Rrapaj. Ndërka “tridenti” i sulmit plotëohet nga Tedi Cara, Florent Hasani dhe i ndjeri, Raphael Dwamena.

Çmimet:

Talenti i vitit: Arlind Kurti

Talentja e vitit: Klaudja Borçi

Këpuca e Artë, djem: Florent Hasani.

Këpuca e Artë, vajza: Valentina Troka

Arbitri i vitit: Enea Jorgji

Trajneri i vitit: Orges Shehi

Topi i Artë, Femra: Megi Doçi

Topi i Artë, meshkuj: Arinaldo Rrapaj

rrapaj doçi

Lini një Përgjigje