
Sot po mbahet mbrëmja gala e Federatës Shqiptare të Futbollit “Më të Mirët 2023” ku do të vlerësohen protagonistët kryesorë të futbollit, djem dhe vajza, të cilët kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre në fushën e lojës.
Ndërkohë që është dhënë çmimi për “Arbitrin më të mirë të vitit”, çmim të cilin e ka ftuar, arbitri goxha i njohur edhe në arenën evropiane, Enea Jorgji, me këtë të fundit, që mposhti Juxhin Xhajën dhe Eldorjan Hamitin.
Pas këtij çmimit është akorduar edhe çmimi “Trajneri i vitit 2023”, ku ish-teknikët e Kombëtares, Edi Reja e Gianni de Biasi ia kanë dorëzuar trofeun ish-“strategu” të “Bardhebluve” të Tiranës, Orges Shehi, i cili mposhti rivalitetin e Mirel Josës dhe Edlir Tetovës.
Çmimet:
Talenti i vitit: Arlind Kurti
Talentja e vitit: Klaudja Borçi
Këpuca e Artë, djem: Florent Hasani.
Këpuca e Artë, vajza: Valentina Troka
Arbitri i vitit: Enea Jorgji
Trajneri i vitit: Orges Shehi.
Lini një Përgjigje