
Sot po mbahet mbrëmja gala e Federatës Shqiptare të Futbollit “Më të Mirët 2023” ku do të vlerësohen protagonistët kryesorë të futbollit, djem dhe vajza, të cilët kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre në fushën e lojës.
Ndërkohë që kanë filluar të shpërndahen edhe çmimet e para të mbrëmjes, ku gjithçka ka nisur me çmimet talentët e vitit, ku për vajza fituese ka dalë talentja e Vllaznisë, Klaudia Boçi, ndërsa për djemtë triumfator ka qenë, “ylli” i “bardhezinjve” të Laçit, Ledjo Tresa.
Pas këtyre çmimeve janë ndarë edhe çmimet “Këpuca e Artë”, për të dyja kategoritë, si në ato të femrave, ku çmimin e fitoi “bomberja” e Apolonisë, Valentina Troka, me 66 gola, ndërsa për meshkujt titullin nuk mund të mos e merrte “bomberi” i “Bardhebluve” të Tiranës, Florent Hasani, i cili gjatë sezonit tundi plot 16 herë rrjetën e kundërshtarëve.
Lini një Përgjigje