
Liga e Konferencës ka hedhur sot në orën 14:00 shortin e fazës 1/16-ave në Nion të Zvicrës, ku nuk mungojnë duelet interesante.
Legia e Ernest Muçit do të përballet me skuadrën norvegjeze të Molde, ndërsa Dinamo e Zagrebit do të sfidojë Real Betisin. Belgët e Gentit do të përballen me Makabi Haifa dhe Olimpiakosi me Ferencvaroshin.
Sfidat e tjera janë: Ajaks-Bodo Glimt, Union SG-Frankfurt, Servete-Ludogorets dhe Sturm Graz-Slovan Bratislava.

Lini një Përgjigje