
Sfida tejet interesante të cilat janë rezervuar nga goglat e përzgjedhura nga legjenda e Anglisë dhe Çelsit, Xhon Terri.
Kampionët në fuqi të Mançester Sitit do të ndeshen me Kopenhagenin, ndërsa Bajerni i Mynihut ka “peshkuar” Lacion e Elseid Hysajt.
Një duel tepër i fortë për Interin, me të besuarit e Inzagit që do të kenë përballë Atletikon e Madridit, ndërsa sa i përket Realit, “Los Blancos” kanë gjetur Lajpcigut.
Një duel interesant është dhe ai mes Napolit dhe Barcelonës, ndërsa sfidat e tjera janë: Porto-Arsenal, PSG-Real Sociedad dhe PSV-Borusia Dortmund.
Raundi i 1/8-ave do të luhet në datat 13/14 dhe 20/21 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit do të luhen në datat 5/6/ dhe 12/13 mars.

Lini një Përgjigje