
Interi vazhdon marshimin në Serinë A. Zikaltrit e Inzagit, triumfuan mbrëmjen e sotme ndaj Lacios në “Olimpico” me rezultatin 0-2, duke thelluar diferencën e pikëve në +4 nga ndjekësit e Juventusit.
Protagonist në këtë takim për zikaltërit u shndërrua edhe Turam. Sulmuesi francez, me një top tokazi në zonë “tundi rrjetën”, edhe pse numri i lojtarëve me fanelën Biancoceleste që gjendej aty ishte mjaft i lartë.
Në disavantazh të dyfishtë, djemtë e Mauricio Sarrit nuk reaguan dot. Me këtë rezultat, Interi shkon në kuotën e 41 pikëve në vendin e parë. Lacio gjendet e 11.
Për sa i përket mesfushorit shqiptar, Asllani, ai u hodh në fushë në minutën e 88, ndërkohë që Lacio e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, pas daljes me të kuq të Laxarit.
Lini një Përgjigje