TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Dhjetor 2023, 19:40

Liverpuli dhe Junajtid bëjnë paqe në “Anfield Road”, Mançesteri i jep asist Arsenalit të kryesojë i vetëm Premier Ligën

Shkruar nga Pamfleti

Liverpuli dhe Junajtid bëjnë paqe në “Anfield Road”,

Emocione, spektakël, por asnjë gol. Livepuli dhe Mançester Junajtid ndajnë pikët në “Anfield Road”, në sfidën e Premier Ligës. Në minutën e 29, Van Dajk iu afrua golit me një goditje me kokë, por poriteri Onana i tha jo, duke bërë një pritje fantastike. 

Në pjesën e parë, dominimi total i vendasve nuk  u shpërblye me gol, pavarësisht 3 goditjeve në portë kundrejt 0 të kundërshtarve. Në minutën e 86, “The Reds” reklamojnë një penallti pas një prekje me dorë të Luk Shou.

Gjithsesi, sipas arbitrit Oliver, gjithçka ishte e rregullt. 

Në shtesë, “Djajtë e Kuq” mbetënen me një lojtar më pak, pasi portugezi Dalot u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Liverpuli gjendet menjëherë pas Arsenalit, në vendin e dytë me 38 pikë. Junajtid në krahun tjetër, është në vendin e shtatë me 28 pikë. 

mançester junajtid liverpul premier liga

Lini një Përgjigje