TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Dhjetor 2023, 18:30

U shpall kampion me Tiranën dhe Partizanin, fantazisti gjen golin e dytë në Poloni dhe i jep një pikë ekipit të tij

Shkruar nga Pamfleti

U shpall kampion me Tiranën dhe Partizanin, fantazisti gjen golin e

Engjëll Hoti ka qenë një nga futbollistët më të suksesshëm sa i përket trofeve të fituara në vitet e fundit në futbollin shqiptar. Fantazisti u shpall kampion fillimisht me Tiranën e më pas ndërroi skuadër duke iu bashkuar Partizanit, me të cilin përsëri ia doli të mbyllte kampionatin në vendin e parë. 

Gjatë verës, lojtari u largua nga të kuqtë për të nisur një aventurë të re në Poloni, ku iu bashkua skuadrës së LKD Lodz, e cila katualisht lufton për mbijetesë në elitën e futbollit polak. 

Hoti sot ishte protagonist për ekipin e tij duke i siguruar një pikë falë golit që shënoi në duelin kundër Ruç Çorzov. Në minutën e 32 të ndeshjes, ai shënoi me një goditje të fortë nga jashtë zonës duke mposhtur portierin kundërshtar, për t’i dhënë avantazhin e përkohshëm skuadrës së tij. 
 
Ndeshja u mbyll me rezultatin 1-1 dhe kjo nuk ndryshoi pozitën e Lodz në renditje, pasi ajo mbetet në vendin e fundit. Për Hotin ky ishte goli i dytë në 17 ndeshje të luajtura me fanelën e kësaj skuadre në kampionat. 

engjëll hoti fantazisti shqiptar

Lini një Përgjigje