TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Dhjetor 2023, 16:07

Fitore e pastër e Milanit në kampionat, 18-vjeçari rishkruan historinë me kuqezinjtë

Shkruar nga Pamfleti

Fitore e pastër e Milanit në kampionat, 18-vjeçari rishkruan

Milani ka mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 Monzën në javën e 16 të Serisë A dhe ka shkuar tri pikë larg Juventus-it të vendit të dytë në renditje. 

Ndeshja e luajtur në “San Siro” u zhbllokua pas vetëm 3 minutash lojë. Ishte Rijnders që kaloi në avantazh vendasit pas një aksioni të bukur personal. 

Në minutën e 24, Pobega u detyrua të largohej nga fusha për shkak dëmtimi dhe Pioli zgjodhi të aktivizonte mbrojtësin 18-vjeçar Simiç në vend të mesfushorit. 

Një zgjedhje e goditur kjo nga trajneri i Milanit, duke parë se Simiç, në debutimin e tij me kuqezinjtë, dyfishoi avantazhin e milanezëve në minutën e 41. 

Zhan Karlo Simiç realizoi në moshën 18 vjeç e 229 ditë, në epokën e tri pikëve për fitore vetëm Alberto Paloski dhe Aleksandre Pato kanë gjetur golin në moshë më të re me fanelën e Milanit në Serinë A. 

Goli që mbylli ndeshjen erdhi në minutën e 76 dhe u realizua nga Okafor. Zvicerani finalizoi në mënyrën e duhur një aksion spektakolar të skuadrës. 
 
 

milan monza seria a

Lini një Përgjigje