TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Dhjetor 2023, 20:34

Rama dorëzon çmim nderi për trajnerin Silvinjo në Mbrëmjen e Yjeve të Sportit: Brazilianin do ta bëjmë shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Rama dorëzon çmim nderi për trajnerin Silvinjo në

Në mbrëmjen Gala të Yjeve të Sportit, Edi Rama i dha trajnerit të Kombëtares, Silvinjo, një çmim nderi. Kryeministri shqiptar ndër të tjera, u shpreh se braziliani ka pranuar me kënaqësi të marrë nënshtetësinë shqiptare. Gjithashtu, nuk munguan edhe falënderime, për të gjithë të pranimshmit.

Dua të bëj një falenderim presidentit të Komitetit Olimpik Evropian i cili na nderon me praninë e tij. Rastësia e do që njëri të jetë grek, tjetri italian. Kështu që grekë, italianë, shqiptarë, jemi në një familje. Kemi dhe një brazilian, për syrin e keq, por nëse grekun dhe italianin do i lëmë siç janë, brazilianin do ta bëjmë shqiptar, por edhe ai e ka pranuar me kënaqësi që të marrë nënshtetësinë shqiptare.”, tha Rama.

Lini një Përgjigje