TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Dhjetor 2023, 19:24

Fitore dhe arrati në kryesim, Egnatia mposht Diamon dhe del me tre pikë nga “Niko Dovana”

Shkruar nga Pamfleti

Fitore dhe arrati në kryesim, Egnatia mposht Diamon dhe del me tre

Pas barazimit me Teutën, Egnatia kryesuese mundi 1-2 Dinamon, në sfidën e kampionatit të mbajtur në  “Niko Dovana”. Pjesa e parë u vendos nga një gol i minutës së 18. Zejnullai zhbllokoi llogaritë, duke i dhënë avantazhin skuadrës nga Rrogozhina.

Dinamovitët  arritën të vendosnin ekuilibrat në minutën e 67, me Zabërgjën. Gëzimi  ishte i përkohshëm, pasi Egnatia riktheu sërish epërsinë 10 minuta nga fundi. Lojtari nga Azerbajxhani, Vusal Isgandarli, pas asistit të Mëllugjës, dërgoi topin mbrapa shpinës së Salit.

Me këtë rezultat, Egnatia vazhdon të kryesojë kampionatin me 37 pikë, duke thelluar distancën në +5 nga ndjekësit e Partizanit. Ndeshja e radhës është ndaj Tiranës, në shtëpi. Në krahun tjetër, Dinamo e vendit të gjashtë me 19 pikë do të përballet me Teutën në transfertë. Kjo ishte ndeshja e fundit për sot në kampionatin shqiptar.

egnat dinamo abissnet superiore

Lini një Përgjigje