TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Dhjetor 2023, 18:20

Dortmundi shtyn sërish takimin me fitoren, verdhezinjtë ngecin në transfertën e Augsburgut (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Dortmundi shtyn sërish takimin me fitoren, verdhezinjtë ngecin në

Dortmundi shtyn sërish takimin me fitoren, teksa sot nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 me Augsburgun. Një top i gjatë i ardhur nga mbrojtja u shfrytëzua në maksimum nga Demiroviç. Lojtari boshnjak, pasi la mbrapa një lojtar kundërshtar, me një goditje tokazi mposhti Kobel.

Verdhezinjtë u përpoqën të reagonin dhe ia dolën mjaft mirë. Disa pasime të bukura të skuadrës së Terziç u finalizuan me gol të bukur nga Malen, 10 minuta nga fundi i pjesës së parë. Me këtë rezultat përfundoi fraksioni i parë, ndërsa në të dytën, loja u bë mjaft e luftuar nga të dyja palët.

Gjithsesi, pavarësisht rasteve, asnjëra nga ekipet nuk gjetën dot golin e triumfit. Në ndeshjet e tjera të drekës, Bokumi triumfoi pastër 3-0 në shtëpi ndaj Unionit të Berlinit, ndërsa Volsfburgu kaloi 0-1 Darmshtadin.

borusia e dortmundit bundesliga augsburg

Lini një Përgjigje