TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Dhjetor 2023, 18:42

Premier Liga/ Çelsi ringjallet, por Broja bën mëkat, një penallti në fund i mohon Sitit fitoren

Shkruar nga Pamfleti

Premier Liga/ Çelsi ringjallet, por Broja bën mëkat, një

Mançester Siti ka barazuar 2-2 me Kristal Palas në javën e 17 të Premier Ligës. Ekipi i Guardiolës, pa Haland për shkak dëmtimi, shpërdoroi një avantazh prej dy golash.

Ndeshja e luajtur në “Etihad Stadium” u zhbllokua në minutën e 24 nga Xhek Grilish, i cili gjeti golin në tri ndeshje radhazi të Premier Ligës për herë të parë në karrierën e tij.

Goli i dytë i Sitit erdhi në fillimin e pjesës së dytë dhe u realizua nga i riu Riko Ljuis, i cili dërgoi shifrat në 2-0.

Palas u kundërpërgjigjën në minutën e 76 duke ngushtuar diferencën me Mateta. Befasia erdhi në minutën e 95, kur Olize barazoi për Kristal Palas.

Fitore për Çelsin që është kthyer të buzëqeshë në kampionat pas dy humbjeve radhazi, duke mundur 2-0 në shtëpi Shefild Junajtid.

Heroi i ndeshjes ishte Palmer, autor i golit të parë dhe i asistit për golin e dytë. Minuta edhe për Armando Brojën, i cili u aktivizua në minutën e 75 në vend të Stërling.

Sulmuesi shqiptar pati një mundësi të artë në minutën e 83 për të dërguar shifrat në 3-0, por shpërdoroi një rast të artë në mënyrë të pabesueshme.

 

Tri pikë edhe për Njukasëllin, që mundi 3-0 Fulhamin.

çelsi mançester siti premier liga

Lini një Përgjigje