
Xhudisti kosovar, Akil Gjakova ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Xhudos, që është mbajtur të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Në fund ai garoi kundër xhudistit nga Italia, Manuel Lombardo. Po ashtu, Kosova ka fituar edhe tri medalje të bronzta.
Ato i fituan Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Dardan Cena.
Të dyja, si Nora, ashtu edhe Distria, janë fituese të medaljeve të arta në Lojërat Olimpike Verore Tokio 2020.
Në këtë Kampionat morën pjesë 40 xhudistë prej 26 shteteve të botës.
Të pranishëm në këtë organizim ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pjesëtarë të opozitës, dhe ambasadorë të akredituar në Kosovë./ REL
Lini një Përgjigje