TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Dhjetor 2023, 21:54

Nga Gersi Troka, Erkand Qerimaj dhe Abakarov te Luiza Gega, Eklent Kaçi e Silvinjo, kush janë “Yjet e Sportit” për sezonin 2022-2023

Shkruar nga Pamfleti

Nga Gersi Troka, Erkand Qerimaj dhe Abakarov te Luiza Gega, Eklent Kaçi e

Sonte u mbajt mbrëmja gala “Yjet e Sportit 2022-2023”, e cila u organizua nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe ku morën pjesë figurat më të spikatura të sportit shqiptar, por edhe përfaqësuesit më të lartë të qeverisë, duke filluar nga kryeministri Edi Rama.

Në këtë mbrëmje gala, u nderuan me çmime disa nga emrat e njohur të sportit shqiptar, duke kujtuar arritjet e tyre të jashtëzakonshme gjatë kësaj periudhe.

Zelimkhan Abakariov dhe Islam Dudaev u nderuan të parët me trofeun që iu dorëzua nga Sahit Prizreni.

Nga Gersi Troka, Erkand Qerimaj dhe Abakarov te Luiza Gega, Eklent Kaçi e

Më pas radhën e kishte Briken Calja të nderohej nga ish-peshëngritësi i njohur Luan Shabani.

Nga Gersi Troka, Erkand Qerimaj dhe Abakarov te Luiza Gega, Eklent Kaçi e

Një trofe u dha edhe për përfaqësuesit e ekipeve fituese të basketbollit për kampionatet e shkollave 9-vjerçare dhe të mesme nga legjenda e basketbollit shqiptar, Gazmend Çaçi.

Nga Gersi Troka, Erkand Qerimaj dhe Abakarov te Luiza Gega, Eklent Kaçi e

Radhën më pas e kishte edhe trajneri i Kombëtares së futbollit, Silvinjo, të cilit trofeun ia dorëzoi kryeministri Edi Rama.

Nga Gersi Troka, Erkand Qerimaj dhe Abakarov te Luiza Gega, Eklent Kaçi e

Kampionia e bodybilding, Gentiana Beqa, mori trofeun nga kampioni i parë i këtij sporti në Shqipëri, Rando Kukeli.

Nga Gersi Troka, Erkand Qerimaj dhe Abakarov te Luiza Gega, Eklent Kaçi e

Gjimnasti Matvei Petrov dhe trajneri i tij, Alon Hasa, u nderuan me çmim nga Ferdinand Mara.

Nga Gersi Troka, Erkand Qerimaj dhe Abakarov te Luiza Gega, Eklent Kaçi e

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu i dorëzoi trofeun medalistëve të Lojërave Olimpike Speciale, Gersi Troka dhe Adi Sula.

Nga Gersi Troka, Erkand Qerimaj dhe Abakarov te Luiza Gega, Eklent Kaçi e

Trajneri i boksit, Sead Bushati, i dorëzoi trofeun sportistit Alban Beqiri.

Nga Gersi Troka, Erkand Qerimaj dhe Abakarov te Luiza Gega, Eklent Kaçi e

Ish-presidenti i Federatës së Atletikës, Gjergj Ruli, ishte ai i cili dorëzoi trofeun Izmir Smajlajt.

Nga Gersi Troka, Erkand Qerimaj dhe Abakarov te Luiza Gega, Eklent Kaçi e

Sekretari i përgjithshëm i Komiteti Olimpik Europian, Rafaele Panjosi, i dorëzoi një trofe nënkryetares së Bashkisë së Tiranës, Keti Luarasi.

Nga Gersi Troka, Erkand Qerimaj dhe Abakarov te Luiza Gega, Eklent Kaçi e

Eklent Kaçi, kampion bote në bilardo, u nderua nga mjeshtri Roland Panozaqi.

Nga Gersi Troka, Erkand Qerimaj dhe Abakarov te Luiza Gega, Eklent Kaçi e

Sigurisht, nuk mund të mungonte një trofe edhe për Luiza Gegën, e cila u nderua nga Mjeshtrja e Madhe e Sportit, Pavlina Evro.

Nga Gersi Troka, Erkand Qerimaj dhe Abakarov te Luiza Gega, Eklent Kaçi e

Kampionët e skuadrave të 9-vjeçareve dhe të mesmeve që fituan kampionatet kombëtare të volejbollit, u nderuan nga Ela Tase.

Nga Gersi Troka, Erkand Qerimaj dhe Abakarov te Luiza Gega, Eklent Kaçi e

Elez Gjoza ishte ai i cili i dorëzoi trofeun kampionit të peshëngritjes, Erkand Qerimajt.

Nga Gersi Troka, Erkand Qerimaj dhe Abakarov te Luiza Gega, Eklent Kaçi e

Xhudoja me Indrit Çullhaj dhe trajneri i tij, Shkurt Çullhaj, u nderuan nga kampioni i xhudos, Ylli Ujkaj.

Nga Gersi Troka, Erkand Qerimaj dhe Abakarov te Luiza Gega, Eklent Kaçi e

Kampioni i karatesë, Alvin Karaqi, ishte ai i cili u nderua nga emri i njohur i karatesë në botë, Enver Idrizi.

Nga Gersi Troka, Erkand Qerimaj dhe Abakarov te Luiza Gega, Eklent Kaçi e

Trajneri i atletikës, Taulant Stërmasi, u nderua me trofe nga mjeshtri i madh, Aziz Ruli.

Nga Gersi Troka, Erkand Qerimaj dhe Abakarov te Luiza Gega, Eklent Kaçi e

Ernest Merdanaj dhe Juirdo Cani morën trofe për sportin e Taekwondo nga mjeshtri ndërkombëtar i karatesë, Enver Cakiqi.

Nga Gersi Troka, Erkand Qerimaj dhe Abakarov te Luiza Gega, Eklent Kaçi e

zelimkhan abakarov eklent kaçi gersi troka erkand qerimaj luiza gega

Lini një Përgjigje