
Napoli i Valter Maxarrit merr 3 pikë të arta në shtëpi ndaj Kaljarit, duke u ngjitur në tabelë. Fitorja 2-1 i dërgon ata në vendin e katërt me 27 pikë. Kampionët e Italisë dominuan në pjesën e parë, por pa mundur dot të konkretizonin. Pas shumë vuajtjesh, vendasit festuan në minutën e 69, pas golit të Osimhen. Barazimi zgjati pak, mysafirët dërguan shifrat në 1-1 me Pavoletin, 3 minuta më vonë.
Sulmuesi i Napolit, Osimhen, dhuroi një top të bukur për Kvaran, me gjeorgjianin që nuk fali para portës, në minutën e 75. Seria A ka ende për të thënë për sonte, pasi në mbrëmje është planifikuar të luhet Torino-Empoli. Sfida luhet në “Stadio Olimpico di Torino” (Turin) dhe gjykohet nga Marineli.
Ky ishte triumfi i tetë në 16 javë për skuadrën e Maxarrit, që është pozicionuar përkohësisht në vendin e katërt me diferencë 11 pikë nga kryesuesit e Interit që kanë edhe një ndeshje më pak. Duelin e radhës Napoli e luan në transfertë ndaj Romës.
Lini një Përgjigje