
Momente paniku në duelin e Premier Ligës, mes Bërnmuthit dhe Lutonit, teksa sfida u ndërpre në minutën e 66, pasi kapiteni i Lutonit, Tom Lokier pësoi një kolaps kardiak duke u rrëzuar pa ndjenja në fushën e lojës.
Mbrojtësi 29-vjeçar humbi ndjenjat në fushën e lojës, ndërsa u desh ndërhyrja e menjëhershme e stafeve mjekësore, për të shpëtuar lojtarin.
Sipas raportimeve të mediave britanike, futbollisti tashmë është zgjuar dhe është mirë, por si masë paraprake po zhvillon të gjitha kontrollet e nevojshme.
Lokier kishte përjetuar një episod të ngjashëm gjatë finales së playoff-it të Championship-it më 27 maj, ndërsa pas atij momenti iu nënshtrua edhe një operacioni në zemër. Ai mori OK-in nga mjekët për të vijuar futbollin, megjithatë mbrëmjen e kësaj të shtune mbrojtësi kaloi sërish momente paniku.
Lini një Përgjigje