
Përgjigje dhe kundërpërgjigje e papritur.
Leonardo Di Kaprio, një nga aktorët më të famshëm të Hollivudit, ka pranuar në një intervistë të fundit se nuk është tifoz futbolli.
Ylli i kinematografisë, i cili e ndjek me interes basketbollin, e gjeti veten të papërgatitur kur iu bë një pyetje për Arsenalin. Di Kaprio thuhet se pyeti: “Çfarë është Arsenali?”.
Komenti i tij shkaktoi të qeshura nga tifozët e “Topçinjve” në mbarë botën, por përgjigja që bëri më shumë zhurmë ishte sigurisht ajo e Mesut Ozil.
Ish-ylli gjerman u tërhoq nga futbolli në moshën 35-vjeçare, por shkroi faqe të rëndësishme në historinë e Arsenalit. I prekur nga pyetja e Di Kaprios, ai reagoi në këtë mënyrë në Twitter:
“Klubi i Futbollit Arsenal është mbi 25-vjeç… Kështu që s’ke pse ta njohësh?”, duke iu referuar “legjendës” se Di Kaprio shoqërohet vetëm me femra nën 25-vjeç.
Arsenal Football Club is older than 25 years … so why should he know? ???? #YaGunnersYa ❤ https://t.co/hSBnt69NO2
— Mesut Özil (@M10) December 16, 2023
Lini një Përgjigje