
Luka Modriç nisi karrierën e tij të ndritur që kur luante te Totenhemi, nga viti 2008 deri në vitin 2012. Shumë klube të mëdha donin ta sillnin, por në fund Reali i Madridit ia doli që të merrte yllin kroat.
Trajneri i Modriç te Totenhemi, Herri Redknap, zbuloi se Sër Aleks Ferguson e telefonoi personalisht për të tentuar ta sjellë kroatin te Mançester Juanjtid.
“Më kujtohet që Fergi më thirri për Luka Modriçin dhe Paolo Di Kanion (Redknap e drejtoi atë te Uest Hemi), por për disa arsye ai nuk mundi t’i mbyllte transferimet”, ka treguar Redknap në një intervistë për “The Sun”.
Së fundmi, Rio Ferdinand, portieri legjendar i Mançester Junajtid, ka folur se si në vitin 2012 e ka bindur Modriçin të nënshkruante për Mançester Junajtid.
Ai theksoi se Modriç donte të kalonte te “Djajtë e Kuq”, por klubet nuk ranë dakord dhe më pas erdhi Reali i Madridit dhe e mori kapitenin kroat te Reali i Madridit për 35 milionë euro.
Lini një Përgjigje