TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Dhjetor 2023, 20:14

Nuk është më ëndërr por realitet, Bolonja mposht Romën dhe ngjitet në vendin e 4, Murinjo merr leksion nga “nxënësi” i tij

Shkruar nga Pamfleti

Nuk është më ëndërr por realitet, Bolonja mposht

Boonja në superformë dhe Europa tani nuk është më ëndërr por një realitet sepse me këtë ritëm do të jetë e vështirë të mos e shohim në top 7 të renditjes! 

Sakaq, Roma kthehet pa pikë në kryeqytet, duke qenë se sonte pësoi humbjen e pestë sezonale në Serinë A. Në “Dall’Ara”, verdhkuqtë e patën të pamundur të shënonin qoftë një gol në mungesë të Lukakut, Dibalës dhe Zalevskit, që mungonin për arsye pezullimi dhe dëmtimi. 

Skuadra e drejtuar nga Tiago Mota u shfaq më e qartë në lojën e saj, duke konkretizuar dy herë në portën e Romës. Në minutën e 37 realizoi Moro, pas një kundërsulmi të shpejtë të vendësve, ndërsa në minutën e 49, Kristensen shënoi në portën e tij. 

Me këtë fitore, Bolonja ngjitet në vendin e katërt me 28 pikë, duke kapërcyer plot tri skuadra në renditje, përfshirë dhe Romën. 
 

roma bolonja seria a

Lini një Përgjigje