TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Dhjetor 2023, 22:00

Bajerni nuk has probleme në Bundesligë, Herri Kejn shkatërron Shtutgardin me dopietë

Shkruar nga Pamfleti

Bajerni nuk has probleme në Bundesligë, Herri Kejn shkatërron

Java e 15 e Bundesligës gjermane është mbyllur me tre ndeshjet e fundit, që u zhvilluan sot. Fillimisht Frajburgu mposhti Këlnin në shifrat 2-0. Ndërsa Bajer Leverkusen dhe Bajerni i Mynihut arritën fitore “fotokopje” në shifrat 3-0, ku “aspirinat” mposhtën Entrahtin e Fraknkfurtit, ndërsa bavarezët shkatërruan Shtugardin. 
 
Skuadra e trajnerit Tuhel e dominoi plotësisht ndeshjen, ku ra në sy paraqitja e sulmuesit anglez, Herri Kejn, i cili shënoi dy gola. Kejin po e merr përdore skuadrën bavareze me golat e tij, detyrë të cilën e bëri edhe ndaj Shtugardit. Kejin gjeti golin që në minutën e dytë, për të dyfishuar dhifrat në minutën e 55. Golin e tretë për Bajernin e Mynihut e realizoi koreani Kim Min-Jae. 

Pas kësaj ndeshjeje, Bajerni mban  vendin e dytë  me 35 pikë, katër më pak se Leverkuseni që kryeson renditjen. Bavarezët kanë edhe një ndeshje më pak, atë ndaj Unionit të Berlinit që u shty për shkak të reshjeve të dëborës. 
 
 

bajerni i mynihut shtugardi bundesliga

Lini një Përgjigje