TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Dhjetor 2023, 23:27

Reali i Madridit merr kreun me “poker”, Belingam bën ‘bomberin’ për ekipin e Ançelotit

Shkruar nga Pamfleti

Reali i Madridit merr kreun me “poker”, Belingam bën

Reali i Madridit u rikthye te fitorja në kampionat duke mposhtur me shifrat 4-1 Vijarealin, në një duel të dominuar nga skuadra e Karlo Ançelotit.   

Për të zhbllokuar sfidën mendoi “bomberi” Bellingam, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 25 pas asistit të Modriç. Ky ishte goli i 13 në 15 ndeshje në kampionat për yllin anglez, i cili kryeson listën e golashënuesve në La Liga.   

Në minutën e 37 ishte radha e Rodrigo për të dyfishuar shifrat, teksa pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0.  

Në minutën e 54, miqtë tentuan të rihapnin sfidën me golin e Morales, por vetëm kaq, pasi madrilenët shënuan edhe 2 herë të tjera me Brahim Diaz në minutën e 64 dhe Luka Modriç në minutën e 68. 

Ky ishte triumfi i 13 në 17 javë për Ralin, që ka marrë përkohësisht kreun e La Ligës, ndërkohë që Xhirona do të luajë ditën e nesërme ndaj Alaveshit.   

reali i madridit vijarreali la liga

Lini një Përgjigje