
Në Nion të Zvicrës u hodh shorti i Ligës së Europës. Në këtë kompeticion ka disa skuadra të mëdha që kërkojnë trofeun, ku natyrisht spikatin Milani dhe Liverpuli, përkatësisht fitues i shtatë dhe gjashtë titujve në Champions League.
Por ka edhe skuadra të tjera që duan t’i shkojnë deri në fund, si Roma, Leverkusen, Benfika dhe të tjerë. Në raundin me eliminim direkt në 1/16 fillimisht janë shortuar ekipet te renditura të dytat në grupe me ato që vinin si vende të treta nga Champions League.
Shorti rezervoi edhe përballje të forta. Ekipet që do të kualifikohen nga ky raund, do të shortohen në raundin pasardhës me ato që zunë vendin e parë në grupet e Ligës së Europës.

Lini një Përgjigje