TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Dhjetor 2023, 20:18

“Më të mirët 2023”/ Nuk harrohen djemtë e Kombëtares, FSHF nderon “kuqezinjtë” me dekoratën “Nderi i Kombit”

Shkruar nga Pamfleti

“Më të mirët 2023”/ Nuk harrohen djemtë e

Pas akordimit të një sërë çmimesh, në fund të mbrëmjes, Presidenti Duka nderoi të gjithë stafin dhe lojtarët e Kombëtares, të cilët e patën të mundur të ishin të pranishëm, në këtë mbrëmje gala, me dekoratën e Federatës Shqiptare të Futbollit, “Nderi i Kombit”, për arritjen historike, të kualifikimit në fazën e grupeve, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Ndërkaq, kujtojmë se Shqipëria ndodhet në grupin B, të këtij turneu, ku përballë do të ketë kundërshtarë, si Italia, Kroacia e Spanja, ku do të përballet respektivisht në datat 15, 19 e 24 qershor.

Kujtojmë se mbrëmjen e sotme u ndanë Çmimet si më poshtë:

Talenti i vitit: Arlind Kurti

Talentja e vitit: Klaudja Borçi

Këpuca e Artë, djem: Florent Hasani.

Këpuca e Artë, vajza: Valentina Troka

Arbitri i vitit: Enea Jorgji

Trajneri i vitit: Orges Shehi

Topi i Artë, Femra: Megi Doçi

Topi i Artë, meshkuj: Arinaldo Rrapaj

fshf

Lini një Përgjigje