
Odise Roshi ka gjetur golin e dytë këtë sezon në Ligën e Parë turke për Sakarjaspor përballë Tuzlaspor.
Sulmuesi shqiptar ka bërë mjaft mirë këtë sezon, teksa në ndeshjen e sotme kaloi ekipin e tij në avantazh falë një krosimi në zonë, ku goditi me kokë dhe ndëshkoi portierin kundërshtar.
Një gol që i dha avantazhin e përkohshëm Sakarjasporit, që u barazua tre minuta më vonë, por me miqtë që kaluan sërish në avantazh në vendin e dytë.
Ky është goli i dytë këtë sezon për Roshin, i cili gjithashtu ka dhënë dhe dy asiste.
Lini një Përgjigje