TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Dhjetor 2023, 19:43

Armando Broja pritet të shndërrohet në “sheik”, Njukasëlli synon të transferojë sulmuesin kuqezi në merkaton e janarit

Shkruar nga Pamfleti

Armando Broja pritet të shndërrohet në “sheik”,

Me siguri që duhet të jetë tepër i lodhur nga e gjitha kjo. Armando Broja mbetet në ajër, ndërsa sa më shumë afron janari, aq më shumë shtohen zhurmat në tregun e futbollit.

Historia e fundit është për interesimin e Njukasëllit për shërbimet e sulmuesit kuqezi, me trajnerin Edi Hou që kuptoi se nuk mund të përballojë sezonin vetëm me dy lojtarë ofensivë si Isak e Uillson.

Çelsi kërkon deri në 30 mln euro për kartonin e 22-vjeçarit, ndërsa trajneri Poçetino e ka bërë të qartë se nuk mund ta lejojë largimin e tij pa një përforcim të rëndësishëm.

Nëse Viktor Osimhen, ose ndonjë tjetër sulmues i shquar, do të vinte në “Stamford Bridge”, atëherë Broja padyshim që do të vendoste të largohej, pasi konkurrenca do të ishte e papërballueshme me pretendentët e tjerë si Xhekson e Nkunku.

Sidoqoftë, a do të ishte Njukasëll ekipi i duhur për të?

Jo edhe aq, pasi nëse Isak e Uillson janë në formë, shqiptari do të mbetej në stol. Pritet që Broja të zgjedhë, ndërsa Uest Hemi është interesuar gjithashtu për të. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e ka treguar se nëse luan rregullisht, siç ndodhi te Sauthemptoni gjithnjë në Premier Ligë, ai mund të jetë një “yll” i vërtetë i kampionatit anglez.

 

armando broja sulmuesi kuqezi njukasëlli

Lini një Përgjigje