TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Dhjetor 2023, 16:02

Mjeku i Nejmarit konfirmon dëmtimin e rëndë, sulmuesi brazilian humbet eevntin madhor të verës

Shkruar nga Pamfleti

Mjeku i Nejmarit konfirmon dëmtimin e rëndë, sulmuesi brazilian

Nejmari nuk do të marrë pjesë në Kupën e Amerikës 2024, që do të zhvillohet në qershor dhe korrik në Shtetet e Bashkuara, për shkak të dëmtimit të rëndë të pësuar në tetor. Këtë e ka bërë të ditur mjeku i kombëtares braziliane.

Ai nuk do të ketë kohë, është shumë herët. Nuk ka kuptim të nxitosh për ta ngritur në këmbë para kohe dhe të marrësh rreziqe të panevojshme. Duhet të jemi të durueshëm. Të flasim për një kthim para nëntë muajsh është herët. Ne presim që ai të rikuperohet plotësisht pas kësaj periudhe, i gatshëm për t’u rikthyer në një nivel të lartë, me rezultate të mira, pa asnjë lloj kufizimi”, tha doktori Rodrigo Lasmar.

Ylli i “Seleçaos” u dëmtua gjatë humbjes 2-0 kundër Uruguajit në Montevideo, në një ndeshje për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Ai u transportua me barrelë në lot dhe iu nënshtrua një operacioni në nëntor për këputje të ligamentit të kryqëzuar dhe meniskut në gjurin e majtë.

Mjeku i kombëtares braziliane, megjithatë, është besimplotë për shanset që 31-vjeçari, i cili luan për klubin saudit Al-Hilal, të luajë sërish në nivele të larta.

nejmar sulmuesi brazilian rodrigo lasmar mjeku

Lini një Përgjigje