TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Dhjetor 2023, 17:38

“Përjetësisht me ty Shqipëri”, Ilir Shaqiri sjell këngën dedikuar ‘Tifozëve Kuq e Zi’ në 20-vjetorin e themelimit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Përjetësisht me ty Shqipëri”, Ilir Shaqiri sjell

“Tifozat Kuq e Zi” më 23 dhjetor do të festojnë 20-vjetorin e themelimit.

Tifo-grupi shqiptar është duke bërë përgatitjet e fundit për një festë të madhe, e cila do të organizohet në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Mes të tjerëve, i ftuar special i kësaj nate do të jetë edhe këngëtari i mirënjohur, Ilir Shaqiri.

Madje, ai tashmë ka publikuar edhe një këngë dedikuar TKZ-së, që titullohet “Përjetësisht me ty Shqipëri”.

Kënga është publikuar ditën e sotme në kanalin zyrtar të tifo-grupit shqiptar në “YouTube”.

Shqipëria në “EURO 2024” është në grup me Kroacinë, Italinë e Spanjën. Evropiani nis më 14 qershor dhe përfundon më 14 korrik 2024.

ilir shaqiri "tifozat kuq e zi" këngëtari i mirënjohur

Lini një Përgjigje