
Përfundon pjesa e parë e Superkupës së Shqipërisë. Partizani ka vendosur njërën dorë te trofeu i tretë në historinë e klubit, pasi ka mundur me rezultatin 1-0 Egnatian në “Air Albania”.
“Topi i Artë” për vitin 2023, Arinaldo Rrapaj ishte heroi i të kuqve në minutën e 37 të takimit. Sherri gaboi në nisjen e topit dhe ia dha Rrapajt, i cili e dërgon lehtësisht në rrjetë.
Mbetet për t’u parë se si do të shkojnë 45 minutat e dyta të takimit.
Lini një Përgjigje