TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Dhjetor 2023, 20:44

“Shqiptarizohet” Atalanta, pas Gjimshitit kërkon të afrojë edhe Rrahmanin, Napoli pritet ta nxjerrë në shitje në merkaton e verës

Shkruar nga Pamfleti

“Shqiptarizohet” Atalanta, pas Gjimshitit kërkon të

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, ka gjasa të largohet nga skuadra e Napolit në fund të këtij edicioni. Mediat italiane kanë raportuar sot se te Napoli po mendojnë për shitjen e ish-mbrojtësit të Partizanit në merkaton e verës, pasi Rrahmani nuk është në nivelin më të lartë të mundshëm këtë edicion.

Në rast se Napoli e nxjerr në shitje Rrahmanin, atëherë thuhet se skuadra e Atalantës do të tentojë transferimin e tij. Tek Atalanta Amir Rrahmani do të gjente ish-shokun e tij të skuadrës te Kombëtarja shqiptare, Berat Gjimshitin.

Rrahmani ka kontratë me Napolin deri në vitin 2027, si dhe opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër.

29-vjeçari këtë edicion ka regjistruar 16 paraqitje në të gjitha garat për Napolin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2020.

amir rrahmani kapiteni i kosovës atalanta

Lini një Përgjigje