
Egantia nuk ia del të shkruajë historinë ashtu siç bëri në Kupën e Shqipërisë. Partrizani fiton për herë të tretë në histori trofeun e Superkupës së Shqipërisë. “Të Kuqtë” kanë mposhtur me rezultatin minimal 1-0 skuadrën e Egnatias në ndeshjen që u luajt në “Air Albania”.
Kampionëve të Shqipërisë u mjaftoi goli i Arinaldo Rrapajt në minutën e 37.
Në minutën e 37, një gafë e rëndë e portierit Alen Sherri i kushtoi shumë skuadrës së Edlir Tetovës. Nga pasimi i gabuar i Sherrit përfitoi Rrapaj, i cili e pati lojë fëmijësh të dërgonte topin në rrjetë. Në avantazh, Partizani u fut me shumë dëshirë në pjesën e dytë.
Në tminutën e 67, Hadroj ndërhyri ndaj Spahiut dhe për arbitrin Enea Jorgji pati penallti në favor të Egnatias vetëm pas një rishikimi të VAR-it. Nga pika e bardhë u nis Fernando, panenka e të cilit u kuptua shumë mirë nga portieri Qirko, që i mohoi golin brazilianit.
Pavarësisht se kundërshtari u hodh i gjithi në sulm, të kuqtë mbrojtën me fanatizëm rezultatin. Për Partizanin ky është suksesi i tretë në histori në Superkupë, pas atyre të viteve 2004 dhe 2019. Në krahun tjetër, debutuesit e Egnatias duhet të kënaqen me pjesëmarrjen.
Lini një Përgjigje