TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Dhjetor 2023, 21:19

Barça fiton mes vuajtesh ndaj Almerias së vendit të fundit, Serxhi Roberto e shpëton nga turpi i radhës

Shkruar nga Pamfleti

Barça fiton mes vuajtesh ndaj Almerias së vendit të fundit,

Barcelona kthehet te fitorja, pasi ka mposhtur me vuajtje Almerian me rezultatin 3-2.

Pjesa e parë shfaqi atë Barcelonë që të gjithë tashmë njohim dhe në krizë rezultatesh e paraqitjesh, por edhe shumë probleme në mbrojtje.

Skuadra katalanase, pasi provoi në disa raste të gjente rrjetën, në një moment edhe me të pasmet e Levandovskit, arriti te zhbllokonte sfidën me Rafinjën në minutën e 33, por 10 minuta më vonë erdhi goli i barazimit 1-1 nga Almeria me Baptistao, pasi Araujo i fali topin kundërshtarit.

Në pjesën e dytë ishte Serxhi Roberto ai që gjeti golin e avantazhit për katalanasit por sërish mbrojtja lë për të dëshiruar dhe miqtë barazuan rezultatin. Por vula finale erdhi sërish nga Serxhi Roberto që i dhuroi 3 pikëshin mes vuajtjeve ekipit të Çavit.

barcelona almeria la liga

Lini një Përgjigje