
Mbrojtësi i Kombëtares Mario Mitaj nuk është përzgjedhur nga trajneri i Al-Itihad Serxhio Konseisao për ndeshjen kundër NOEM, teksa po zhvillohet pjesa e dytë, e “mbërthyer” në rezultatin 1-1.
Edhe pse në datën 27 dhjetor, Mitaj ishtë në fushë, sot jo vetëm që nuk është titullar, por është edhe jashtë listës së rezervave. Para disa ditësh në media, qarkulloi intesivisht lajmi se klubi i Al-Itihad ka marrë vendimin për të shitur 22-vjeçarin.
Ende nuk ka konfirmim apo mohim të këtye zërave nga vetë lojtari apo drejtuesit. Shqiptari u transferua në Lindjen e Mesme gjatë verës së vitit 2024, ndërsa kartoni i tij sipas “Transfermarkt” arrin deri në 5.5 milionë euro.
Lini një Përgjigje