
Kilian Mbape është dëmtuar te Reali i Madridit. Dyshimet për yllin francez janë të mëdha, ndërsa në rastin më të keq do të qendrojë 3 javë jashtë. Në anën tjetër, klubi po punon që ta ketë gati për Superkupën e Spanjës që do e bënte një rikthim në kohë rekord.
Mbape u pa dje duke u stepur nga seanca stërvitore për pak kohë. Për më tepër sinjalizoi edhe Karreras, që diçka nuk shkonte.
Më pas u zbulua se ka një dëmtim, ndërsa rezonanca u krye sot. Mediat në Francë kanë raportuar për diçka më serioze, që duhet kohë rikuperimi. Ndryshe ndodh në Spanjë ku tregohet se stafi mjekësor do të punojë, që Mbape të jetë i gatshëm në Superkupë.
Mbape është kryefjalë te Reali prej edicionit të kaluar. Deri më tani numëron 73 gola në 83 ndeshje të luajtura.
Lini një Përgjigje