TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Dhjetor 2025, 15:38

Dënohet me një vit burg ish-futbollisti i Premier Ligës, mashtroi në provimet e hotelerisë dhe turizmit

Shkruar nga Pamfleti

Dënohet me një vit burg ish-futbollisti i Premier Ligës, mashtroi

Ish-lojtari i Premier Ligës, Ramadan Sobhi, është dënuar me një vit burg dhe punë të detyruar pas shpalljes fajtor për mashtrim në provime në Egjipt.

Sobhi, 28-vjeç, i cili ka luajtur për Stok Siti dhe Hadërsfilld, kishte shënuar tre gola në 46 ndeshje me Stoken, para se Terriers të paguanin 5.7 milionë funte për të në vitin 2018. Më pas, mesfushori u rikthye tek Al Ahli në Egjipt dhe sezonin e kaluar fitoi African Champions League me Piramids FC.

Gjatë procesit në Giza u zbulua se Sobhi kishte paguar një person tjetër për të kryer provimet në fushën e turizmit dhe hotelerisë në vend të tij. Sipas raportimeve të “De Telegraaf”, gjyqtari dënoi atë dhe një tjetër të dyshuar me 12 muaj burg dhe detyrim pune.

Avokati i Sobhit pritet të apelojë vendimin, ndërsa ish-mesfushori përballet edhe me bllokim katërvjeçar nga futbolli pas dështimit në një test antidoping në vitin 2024, vendim i konfirmuar nga “Court of Arbitration for Sport” në nëntor.

Sobhi, i cili ka luajtur gjithsej 37 ndeshje për përfaqësuesen e Egjiptit dhe ka shënuar dy gola, ka pasur një karrierë të ndërlikuar në Angli, duke mos arritur të lërë gjurmë të mëdha te Terriers.

ramadan sobhi ish-lojtari i premier ligës

Lini një Përgjigje