
Fati nuk duket se është me Armando Brojën as në këtë fundviti. Në ndeshjen e fundit të 2025, sulmuesi shqiptar i trembi të gjithë teksa në minutën e 89, pësoi një goditje në këmbë që nga reagimi i tij u duk se ishte diçka serioze.
Pas ndihmës së parë, stafi mjekësor dha dritën jeshile se mund të vazhdojë, por edhe me rikthimin në fushë në minutën e 92, sërish sinjalet nuk ishin pozitive. Broja vazhdonte të çalonte në disa momente.
Mbetet për t’u parë në ekzaminimet që shqiptari do të bëjë, nëse është diçka e rëndë apo thjesht një tërheqje muskulare për shtatlartin.
Sa i përket ecurisë së ndeshjes, Broja bëri një paraqitje mjaft pozitive. Edhe pse Bërnli u mund me rezultatin 1-3 nga Njukasëlli, goli i vetëm për ekipin e tij u asistua nga sulmuesi i kombëtares shqiptare.
Lini një Përgjigje