TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Dhjetor 2025, 20:09

Klubi e afron si përforcim surprizë, portieri i kombëtares shqiptare transferohet në Serinë A

Shkruar nga Pamfleti

Klubi e afron si përforcim surprizë, portieri i kombëtares

Alen Sherri do të rikthehet menjëherë te Kaljari në Serinë A. Portieri i Kombëtares nuk do të presë fundin e sezonit, deri kur supozohej të qendronte i huazuar me Frozinonen në Serinë B.

Boris Radunoviç i Kaljarit do të kalojë te Specia. Për këtë Kaljarit i duhet një tjetër portier si alternativë.

Klubi e afron si përforcim surprizë, portieri i kombëtares

Frozinone nuk është pengesë, pasi Sherri nuk ka fituar asnjë minutë deri tani në Serinë B. Ish-portieri i Egnatias ishte pafat këtë sezon në Itali, pasi u dëmtua që në debutim me Frozinonen duke luajtur në Kupë. Kështu qendroi për disa kohë jashtë.

Minutat për të kanë munguar, megjithatë Kaljarit i duhet një opsion më tepër. Kështu vjen edhe ky rikthim surprizë.

 

 

alen sherri portieri i kombëtares shqiptare kaljari

Lini një Përgjigje