TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Dhjetor 2025, 18:44

Zbulohen detajet në vendin që Europa i mbyll “dyert”, transferim rekord për risinë e Silvinjos te Kombëtarja

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohen detajet në vendin që Europa i mbyll “dyert”,

Klisman Cake do të jetë lojtari më i ri i Akhmat Groznit në Rusi. “Panorama Sport” ndërkohë mëson ekskluzivisht detajet e marrëveshjes mes klubit rus dhe Shkëndijës. Bëhet fjalë për një transferim 400 mijë euro dhe 100 mijë të tjera që do përfshihen te bonuset.

Cake kishte edhe gjashtë muaj kontratë dhe për këtë klubi i Shkëndijës nuk mund ta mbante më gjatë. Një nga risitë e Silvinjos për vitin 2025, tashmë do të luajë në Rusi ku kujtojmë se atje jep kontributin edhe Mirlind Daku.

Bëhet fjalë për klube të kufizuara nga Europa, pasi nuk marrin pjesë në asnjë kompeticion të UEFA-s. Për Shkëndijën është pjesë e transferimeve rekord.

Në sezonin 2019-2020 ishte Visar Musliu që transferohej te Fehervar në Hungari për 400 mijë euro. Shkëndija kthehet edhe një herë me shifra të bujshme, për të përfituar nga tregu i transferimeve.

klisman cake akhmat grozni

Lini një Përgjigje