TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Dhjetor 2025, 18:22

Gati “përplasja” me Ernest Muçin, sulmuesi shqiptar po ‘çmend’ Europën

Shkruar nga Pamfleti

Gati “përplasja” me Ernest Muçin, sulmuesi shqiptar po

Bomberi shqiptar i Kosovës Vedat Muriqi po përjeton sezon të jashtëzakonshëm te Majorka në La Liga. Në kampionatin spanjoll, 31-vjeçari grumbullon 9 gola pas 16 ndeshjesh të luajtura, teksa qendron vetëm pas Ferran Torres (11) dhe Mbape (18).

Muriqi ka kontratë me Majorkën deri në verën e vitit 2029, ndërsa për të kanë shfaqur interes gjigandët turq të Fenerbahçes. Sipas mediumit “birazzfutbol”, nëse nuk arrihet operacioni “Sorloth” nga Atletiko e Madridit, i gjithë fokusi do kthehet te sulmuesi i “Dardanëve”.

Nëse gjithçka arrihet me sukses, do të rezultonte një duel shqiptarësh në Superligën e Turqisë, aty ku Ernest Muçi luan me Trabzonsporin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by birazz futbol (@birazzfutbol)

vedat muriqi sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje