TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Dhjetor 2025, 15:55

Lionel Mesi lë pas Pele dhe Maradonën, ylli argjentinas i sheh të gjithë nga lart

Shkruar nga Pamfleti

Lionel Mesi lë pas Pele dhe Maradonën, ylli argjentinas i sheh të

Lionel Mesi është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, sipas ‘FourFourTwo’. Revista prestigjioze angleze përditësoi klasifikimin e 100 futbollistëve më të mirë që ka njohur bota e futbollit dhe kapiteni i kombëtares argjentinase, kampion i botës në fuqi, Lionel Mesi i sheh nga lart të gjithë, pasi është ai në krye të klasifikimit.

Tashmë në moshën 38 vjeçare, Lionel Mesi ka lënë pas dy ikonat më të ndritura të këtij sporti siç janë braziliani legjendar Pele dhe “El Pibe De Oro”, Diego Armando Maradona, të cilët plotësojnë podiumin e këtij klasifikimi. Kristiano Ronaldo që vazhdon të shfaqet në një formë të jashtëzakonshme edhe pse në moshën 40 vjeçare, mbeti jashtë podiumit pasi është futbollisti i 4 më i mirë i të gjitha kohërave.

Portugezi ka lënë pas tij, legjenda të tjera si Johan Krojf, Zinedin Zidan, Franc Beckenbauer apo Alfredo Di Stefano. Dhjetëshen më të mirë të klasifikimit të ‘FourFourTwo’ e plotësojnë Ronaldo Nazario dhe Xhorxh Best. Por mes 100 futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave figurojnë edhe emra të tillë si Marko Van Basten, Eusebio, Paolo Maldini, Ronaldinjo, Lev Jashin, Çavi Hernandez, Andres Iniesta si dhe Luka Modriç, Tierri Henri apo Rud Gulit.

lionel mesi sulmuesi argjentinas diego armando maradona

Lini një Përgjigje