TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Dhjetor 2025, 20:12

“Nuk mund të krahasohej me Osimhen”, Gallataraji del kundër Federatës për përzgjedhjen e golit të Ernest Muçit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk mund të krahasohej me Osimhen”, Gallataraji del

Një gol i realizuar nga Ernest Muçi ndaj Goztepes, u zgjodh dje si më i bukuri për muajin dhjetor. Superliga turke e vlerësoi sulmuesin e Kombëtares për herë të dytë radhazi, pikërisht me të njëjtin çmim.

Gallatasaraji nuk duket se është dakord me këtë vlerësim. Sipas kryesuesve në Turqi, goli i Osimhem, që i dha fitoren atyre ndaj Samsunsporit duhet të ishte mbi realizimin e Muçit.

Ishte kaq i jashtëzakonshëm sa nuk mund të krahasohej me asgjë”, është komenti i shpërndarë i Gallatasarajit për golin e Osimhem.

Muçi është padyshim kryefjala e pesë ndeshjeve të fundit në Superligën turke. Kjo pasi ka arritur të realizojë shtatë gola në total.

 

gallatasaraji ernest muçi viktor osimhen

Lini një Përgjigje