TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Dhjetor 2025, 16:19

Kush do të jetë pasuesi i Silvinjos në krye të stolit kuqezi? Përparim Kabo tregon emrin e teknikut shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Kush do të jetë pasuesi i Silvinjos në krye të stolit

Profesor Përparim Kabo, ka hedhur më shumë “dritë” në lidhje me zëvendësuesin e Silvinjos te Kombëtarja në të ardhmen.

Braziliani ka kontratë me kuqezinjtë deri në marsin e vitit të ardhshëm dhe gjithçka do të varet nga rrugëtimi ynë në fazën “play-off’ të “Botërorit 2026”.

Përparim Kabo ka lënë të hapur mundësinë e një trajneri vendas për “timonin” e Shqipërisë në periudhën “post Silvinjo”, madje duke dhënë edhe emrin e kandidatit konkret:   

Nuk është e habitshme që me largimin e Silvinjos të hapet tregu i rekrutimeve dhe Kombëtarja jonë të ketë një trajner shqiptar, siç ka pasur dikur. Si Neptun Bajko, Astrit Hafizi, Demollari me Josën, etj.

Nuk mund të them që Ilir Daja nuk ka eksperiencë në arenën ndërkombëtare, sepse me klube, ai ka shkuar disa herë në grupet e kompeticioneve europiane. Ka bërë mirë në Korçë, po kështu edhe në Kosovë. Nuk do të habitesha fare që të kishim një trajner shqiptar te përfaqësuesja jonë”, përfundoi fjalën e tij professor, Përparim Kabo.      

përparim kabo silvinjo trajneri i kombëtares

Lini një Përgjigje