
Arsen Venger, një nga trajnerët më të suksesshëm në histori, me 22 sezone tek Arsenali dhe 17 trofe të fituar, prej vitit 2018 është këshilltar në FIFA dhe po shtyn një revolucion të ri, rregullin “Wenger”, ndryshim radikal të rregullit të “offside”. Aktualisht, mjafton që një pjesë e trupit të sulmuesit të jetë përpara mbrojtësit për t’u konsideruar “offside”.
Propozimi i Vengerit kërkon që i gjithë trupi i sulmuesit të jetë përpara mbrojtësit; në të kundërt do të konsiderohet në pozicion të rregullt. Ky ndryshim do të trondiste mënyrën e lojës. Një mbrojtje e lartë, si ajo e Barcelonës, do të bëhej praktikisht e pambrojtshme, ndërsa shumë skuadra do të detyroheshin të uleshin në bllok të ulët.
Në 20 janar, IFAB(International Football Association Board), organizmi i vetëm që modifikon rregullat e lojës, do të mblidhet për të vendosur përfundimisht nëse do të testohen apo do të aktualizohen disa inovacione të eksperimentuara tashmë, apo do të hyjnë variante të reja fillimisht nën formën e kolaudimit/verifikimit në fushë. Në tryezë janë 4 tema që mund të ndryshojnë gjërat duke përfshirë modifikimin e protokollit VAR dhe parametrat e pozicionit jashtë loje.
2 minutat- E nisim nga ajo që është testuar me sukses; në Kupën e Arabisë u aplikua zgjedhja e 2 minutave jashtë fushave të lojës për lojtarët që kërkuan ndihmë mjekësore pas një përplasjeje gjatë lojës. Do të redaktohet një raport i IFAB dhe më pas do të merret një vendim dhe nuk ka dyshim që ky mund të jetë inovacioni i parë që do të aplikohet. Qëllimi në këtë rast është i dyfishtë; kurimi i sigurt dhe simulimi që nuk duhet toleruar. Në këto 2 minuta skuadra do të vazhdojë lojën me 10 futbollistë. Rregulli ka dy përjashtime: nuk do të prekë portierin dhe kur futbollisti që ka provokuar dëmin është ndëshkuar me të verdhë apo të kuqe.
Pozicioni jashtë loje-I pranishëm në Dubai te World Sports Summit, presidenti i FIFA, Xhani Infantino foli në lidhje me pozicionin jashtë loje; ndryshimi(nëse do të ndodhë) do ta ketë të nevojshme që të eksperimentohet. Në praktikë; është ideja që një gol të quhet i rregullt nëse një nga 4 pjesët e trupit(kokë, busti i trupit, kofshë, këmbë) janë brenda vijës së mbrojtjes që do të thotë se goli do të jetë pozicion jashtë loje nëse krejt figura e sulmuesit e kalon vijën e mbrojtjes dhe gjithnjë do të përcaktohet me sistemin elektronik ose pozicionin jashtë loje gjysmëautomatik.
Koha e humbur-Tema e tretë për t’u diskutuar ka të bëjë me humbjen e kohës. E keni parasysh rregullin e 8 sekondave për portierët? Ky rregull mund të përdoret edhe për rivëniet e topit në lojë duke përfshirë edhe ato nga vija anësore. Ekziston mundësia që 8 sekondat e mbajtjes së topit të reduktohen, por edhe kjo do të vlerësohet. Në rast se kalohet kjo kohë, atëherë akordohet goditje këndi për skuadrën kundërshtare.
Kartoni i dytë i verdhë-Edhe këtu përfshihet VAR; ideja është që të bëhet verifikim jo vetëm për kartonin e kuq direkt, por edhe për kartonin e dytë të verdhë. ‘Futbolli evoluon dhe VAR po përmirësohet me një teknologji më të avancuar për të ndihmuar arbitrat për të marrë vendimin e duhur-shtoi Infantino. Tani i takon IFAB të marrë vendimet e guximshme.
Edhe pse ideja synon më shumë gola, mund të sjellë mbipopullim të mbrojtjes. FIFA po e studion rregullin, i cili mund të zbatohet që në Botërorin 2026.
Lini një Përgjigje