TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Dhjetor 2025, 16:44

Tifozi i Kongos bëhet sensacion në Kupën e Afrikës, qendron si statujë në këmbë në të gjitha ndeshjet e ekipit të tij (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tifozi i Kongos bëhet sensacion në Kupën e Afrikës, qendron

Një tifoz i Kongos është bërë sensacion në Kupën e Kombeve të Afrikës për qendrueshmërinë e tij të jashtëzakonshme duke ndenjur me dorën e ngritur dhe mos lëvizur gjatë gjithë ndeshjeve të tyre.

Michel Kuka Mboladinga, me nofkën “Lumumba” në nder të heroit të pavarësisë së vendit Patrice Lumumba, ka ndjekur të gjitha ndeshjet e Kongos deri më tani.

Ai i mahniti shikuesit duke ngritur dorën dhe duke mbajtur pozën për të gjithë ndeshjen kundër Beninit, e cila zgjati 115 minuta pasi koha u shtua për verifikimet e VAR. Mboladingai e përsëriti këtë sukses kundër Senegalit edhe njëherë në fitoren 3-0 të Kongos ndaj Botsvanës në Grupin D të mërkurën.

Fitorja e Kongos në Rabat erdhi falë Nathanaël Mbuku dhe një dopiete nga Gaël Kakuta. Fitorja konfirmoi vendin e tyre në raundin e 1/16, ku do të përballen me Algjerinë.

Patrice Lumumba ishte kryeministri i parë i Republikës Demokratike të Kongos dhe udhëheqës i Lëvizjes Kombëtare Kongoleze nga viti 1958 deri në vitin 1961, kur u vra. Homazhi i tifozëve rikrijon pozën e Lumumbas të përjetësuar në një statujë në Kinshasa. Lumumba u qëllua nga një skuadër pushkatimi në moshën 35 vjeç dhe trupi i tij u tret në acid.

patrice lumumba tifozi i kongos

Lini një Përgjigje