TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Korrik 2024, 19:08

Drita mbyll me sukses misionin falë një supergoli, skuadra kosovare siguron turin e tretë të Ligës së Konferencës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Drita mbyll me sukses misionin falë një supergoli, skuadra kosovare

Skuadra e Dritës ka festuar sot në “Zahir Pajaziti” kualifikimin e merituar në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Skuadra kosovare ka mundur edhe në ndeshjen e dytë islandezët e Breidablik, për të vazhduar rrugëtimin e saj në Europë.

Ekipi i drejtuar nga Zekerija Ramadani kishte fituar 2-1 ndeshjen e parë në Islandë, teksa sot ka menduar më shumë që të mos lejonte hapësira para portës së saj për të mos u befasuar nga miqtë. Të dy skuadrat kishin raste për shënim, por ishin gjilanasit ata që tundën rrjetën në pjesën e dytë.

Kastriot Selmani ishte ai i cili shënoi një gol spektakolar për t’i dhënë suksesin minimal 1-0 skuadrës së tij dhe për të siguruar që Drita të vazhdojë të turin e tretë të aktivitetit europian.

Ekipi nga Islanda nuk u pajtua me rezultatin dhe shtoi presionin për kundërshtarin. Pavarësisht 6 minutave shtesë, rezultati mbeti i pandryshueshëm deri në fund.

Në raundin tjetër të Ligës së Konferencës, Drita do të përballet me klubin nga Letonia, Auda.

drita breidablik liga e konferencës

Lini një Përgjigje