TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Korrik 2024, 17:53

Notarja përjashtohet nga Lojërat Olimpike, 22-vjeçarja doli pa leje për t’u takuar me të dashurin

Shkruar nga Pamfleti

Notarja përjashtohet nga Lojërat Olimpike, 22-vjeçarja doli pa

Notarja braziliane Ana Krolina Vieira, u përjashtua nga Lojërat Olimpike “Paris 2024”, pasi doli pa leje  nga fshati olimpik për të takuar të dashurin Gabriel Santos dhe për të shijuar jetën e natës në kryeqytetin francez.

Sipas mediave braziliane, kur iu kërkua llogari nga Komiteti Olimpik Brazilian, ajo shfaqi një sjellje agresive dhe u mor vendimi për ta dërguar në shtëpi.

Sipas institucionit olimpik brazilian, 22-vjeçarja tregoi mungesë respekti dhe agresivitet.

Partneri i saj Santos, i cili u eliminua në garat e stilit të lirë 4×100 për meshkuj, gjithashtu u penalizua, por kërkoi falje për veprimin dhe nuk u pezullua.

Çifti është pjesë e Esporte Clube Pinheiros, një nga klubet braziliane të atletikës me më shumë sportistë në Lojërat Olimpike të Parisit.

ana karolina vieira notarja braziliane lojërat olimpike

Lini një Përgjigje